Obama është njeri shumë i mirë, do të kërkojë këshilla nga ai, tha Trump pas përfundimit të bisedimeve

10.11.2016 19:27:03

Duket se takimi mes Barack Obamës dhe Donald Trumpit ka qenë relaksues, pasi që gjatë një paraqitjeje për media, Obama u shpreh mjaft bashkëpunues si dhe uroi pasardhësin e tij të cilin e kishte njoftuar për politikat e brendshme si dhe ato të jashtme të Amerikës.

Është interesant fakti se si Trump i cili dikur kishte vënë në pikëpyetje shtetësinë e Obamës, kishte fjalë të mira për të, ku madje në një moment e quan njeri shumë të mirë duke iu referuar vazhdimisht si z. President, transmeton Telegrafi.

Obama, gjithashtu u tha gazetarëve se Michelle Obama dhe Malnia Trump janë takuar dhe kanë vizituar disa prej dhomave të Shtëpisë së Bardhë.