O’Connell dhe Hoti vlerësojnë lartë procesin e zgjedhjes së drejtorit të Doganave

08.02.2017 15:05:52

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell dhe Ministri Financave, Avdullah Hoti e kanë vlerësuar si tepër transparent procesin e zgjedhjes së Bahri Berishës si drejtor i Doganave.

 

Në një konferencë për media edhe O’Conell edhe ministri Hoti, kanë deklaruar se ky proces duhet të jetë model për emërimet tjera në pozita të larta shoqërore, transmeton lajmi.net

“Procesi i zgjedhjes së drejtorit të Doganave ka qenë shumë transparent. Kandidatët janë ftuar në intervistë, dhe Bahri Berisha doli kandidati më i suskesshëm në konkurs”, u shpreh Avdullah Hoti.