Për shkak të padrejtësive, maturantët protestojnë para Parlamentit

08.09.2016 10:57:19

Maturantët do të protestojnë sërish sot për të kundërshtuar padrejtësitë që po u bëhen. Ata pritet të mblidhen para ambienteve të parlamentit, ku do të kërkojnë ndryshimin e formulës së pranimit, e cila sipas tyre ka lënë jashtë ata me mesatare të lartë.

Sipas maturantëve, ndryshimi i rregullave në fund bëhet me qëllim favorizimin e universiteteve private. Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi se maturantët duhet të presin listat përfundimtare, të cilat dalin më 20 shtator.