Plagoset një 10 vjeçar nga mjetet piroteknike

31.12.2019 19:08:57

Ende pa u ndërruar vitet shënohet incidenti i parë nga mjetet piroteknike.

Një fëmijë i moshës 10 vjeç në Librazhd është plagosur nga shpërthimi i fuqishëm i një kapsolle.

Mësohet se i mituri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor.

Ai ka marrë dëmtime në  bark, duar dhe fytyrë nga shpërthimi.

Raportohet se fëmija i plagosur është djali i drejtorit të OSHEE.