POLICIA KA MBYLLUR QENDRAT E VOTIMIT NË KATALONI

01.10.2017 11:07:18

Mijëra qytetarë të Katalonisë u rreshtuan në qendrat e votimit në rajonin spanjoll, për referendumin e pavarësisë.

Qyretarët u përballën me autoritetet e Madridit, të cilët e quajtën votimin “të paligjshëm”, ata janë zotuar se do të bllokojnë votimin.

Zyrtarët spanjoll urdhëruan policinë që të mbyllë shkollat në rajon, të cilat ishin të përgatitura si vendvotime, e që janë planifikuar të hapen në mëngjes të ditës së sotme.

Associated Press, njofton se pavarësisht kërcënimeve, kutitë e votimit janë parë duke arritur në qendrat e votimit, dhe qeveria e Katalonisë tha se do të lejojë që feltëvotimet të shtypen në shtëpi, që të përdoren nga votuesit.

Shumë përkrahës të referendumit kanë fjetur dhe qëndruar në shkolla, për të mbajtur vendet e hapura deri në fillim të votimit.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis, ka thënë se referendumi ishte jokushtetues dhe se referendumet janë bërë “instrumet i zgjedhjes së diktatorëve”, si dhe janë në kundërshtim me “qëllimet dhe idealet” e Bashkimit Evropian.