Putin i konfirmon Vuçiqit: Rusia e gatshme të jetë pjesë e dialogut Kosovë – Serbi

20.12.2017 11:01:51

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka marrë konfirmimin nga homologu i tij rus Vladimir Putin se Rusia është e gatshme të bashkohet me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Po ashtu, presidenti rus ka thënë se do të mbështesë çdo zgjidhje për çështjen e Kosovës, me të cilën do të pajtoheshin Kosova dhe Serbia.

“Rusia është e interesuar që të ketë stabilitet në Ballkan dhe për bashkëpunim dhe lidhje me të gjitha vendet në rajon”, ka thënë Putin, shkruan b92.