Rusia dënon presionin e “pa turpshëm” mbi presidentin Ivanov

04.03.2017 10:37:10

Moska zyrtare mbrëmë ka dalur me komunikatë të re, me të cilën ju është përgjigjur deklaratave të përfaqësuesve të BE-së dhe NATO-s të cilët kanë kërkuar nga presidenti Ivanov të respektojë standardet demokratike dhe ta jep mandatin për formimin e qeverisë së re.

Ndërhyrja nga jashtë në punët e brendshme të Maqedonisë po vazhdon dhe po merr formë “të turpshme”, reagojnë për të dytën ditë me rradhë nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

Në kumtesën më të re kritikohet edhe eurokomesari Johannes Hahn, Federica Mogherini, Jans Stoltenberg dhe përfaqësues tjerë të lartë, të siç thuhet, Evropës së shkolluar që paraqiten si mbrojtës të normave demokratike.

Nga Rusia thonë se: “masat e formuluara në Tiranë, nënkuptojnë federalizim të Maqedonisë, revizion të arkitekturës së qeverisë, madje edhe simboleve shtetërore”. E gjithë kjo çon në minimizimin e rendit kushtetues dhe përfundimisht shpërbërjen e shtetit”.