Sali Berisha publikon skandalin/ Ja çfarë po ndodh në bregdetin shqiptar

30.07.2019 13:46:11

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mëngjesin e sotëm denoncimin e një qytetari, në lidhje me atë çfarë po ndodh në bregdetin shqiptar.

Denoncuesi shkruan se subjekte private kanë zaptuar jo vetëm rërën por edhe detin në plazhin e dhërmiut, duke vendosur gardh.

“Nje biznes afer Altea Lodges ka vendosur gardh ne plazh per te mos lejuar njeri te futet ne hapesiren qe mesa duket e paska pervetesuar. Ky gardh shkon deri gati 2m ne uje, duke mos lejuar keshtu asnje qytetar qe s’eshte klient i te ashtuquajturit biznes te tij qe te lahet ne detin qe mesa di une eshte publik. Ne pamundesi per te kaluar gardhin, une dhe familja ime vendosem ta ngulim çadren ne breg te detit ne krahun e ‘lejuar’ te plazhit. As aty nuk u lejuam sepse biznesi qe kishte vendosur shezllonat s’na lejoi edhe pse ne çadren e vendosem brenda hapesires publike te plazhit siç percaktohet ne ligj.”shkruan ndër të tjera denoncuesi.

Postimi i plotë i Berishës:

Ne plazhet e narkoshtetit te Edvin Mafise privatizohet jo veten rera edhe por edhe uji i detit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon nga Dhermiu te pushuesit dixhital. sb

Pershendetje Z. Berisha,
Uroj te jeni mire.
Do te doja t’ju vija ne dijeni dy ndodhi qe vertetojne sesi hapesirat publike te plazhit ne Dhermi jane pervetesuar nga bizneset qe operojne ketu aktualisht:
1) Nje biznes afer Altea Lodges ka vendosur GARDH ne plazh per te mos lejuar njeri te futet ne hapesiren qe mesa duket e paska pervetesuar. Ky gardh shkon deri gati 2m ne uje, duke mos lejuar keshtu asnje qytetar qe s’eshte klient i te ashtuquajturit biznes te tij qe te lahet ne detin qe mesa di une eshte publik.
2) Ne pamundesi per te kaluar gardhin, une dhe familja ime vendosem ta ngulim çadren ne breg te detit ne krahun e ‘lejuar’ te plazhit. As aty nuk u lejuam sepse biznesi qe kishte vendosur shezllonat s’na lejoi edhe pse ne çadren e vendosem brenda hapesires publike te plazhit siç percaktohet ne ligj.
Une dhe prinderit e mi nuk u çuditem shume nga sjellja agresive e personit qe nuk na lejoi te vendosnim çadren aty. S’na ben me pershtypje asgje ne Shqiperi.
Ata qe shqyen syte nga fenomeni dhe sjellja ishin nje familje gjermane qe po benin plazh prane nesh. Dyshoj qe pas asaj qe pane do duan te kthehen me ne Shqiperi.
Po ju dergoj ne vijim foto dhe video per te provuar fenomenin e ‘gardhit’, te cilin ia raportova edhe Ministrit te Turizmit.
Faleminderi.