Silvana Boneva për harxhime rruge ka marrë 12.00 euro nga KShZ

29.09.2016 18:47:47

KSHZ nga dhjetori deri në qershor për anëtarët e saj për harxhime rruge u ka paguar gjithsej 25.000 euro

Silvana Boneva, anëtare e KShZ nga radhët e OBRM-PDUKM e cila ka qenë në shënjestër të opinionit edhe më herët për harxhime rrugore, nga KShZ ka arkëtuar 12.000 për këtë qëllim, por siç ka publikuar Asat-M, Boneva ka deklaruar se pagesa është bërë në pajtim me ligjin.

Pas Bonevës më së shumti para ka arkëtuar Atanas Urumovi i cili vjen nga Gjevgjelia dhe ka pranuar 6.800 euro. Bedredin Ibraimi i cili vjen nga Tetova ka arkëtuar 3.000 euro, Subhi Jakupi nga Gostivari – 2.000 euro. Rexhep Prekopuca ka arkëtuar 500 euro, Igor Milevi – 370 euro, ndërsa Aleksandar Çiçakovski për këtë qëllim ka harxhuar 150 euro. Violet Duma dhe Sasho Srcev nuk kanë marrë para për harxhime rruge.