Sulm me sopatë në Gjakovë, një i lënduar rëndë

23.08.2016 11:26:11

Një person në Gjakovë pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dy persona tjerë me sëpatë. Njëri nga ta ka marrë lëndime të rënda ndërsa tjetri më të lehta.

Sipas Policisë viktima e lënduar rëndë është dërguar për tretman mjekësor në QKU ndërsa viktima tjetër e lënduar më lehtë është dërguar në spitalin e Gjakovës.

Policia ka arrestuar të dyshuarin ndërsa në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar sëpatën si provë materiale, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.