Të hapën dosjet e ish UDB-s apo këto të SHIK-ut, ku jemi të pavarura nga Serbia ?


Nga Xun Çetta

Nese na perseritën afera dhe ndezën akuza të shumta për spiunim në adresë të politikanve tonë siq ndodhi më deputetin z. Konjufca, ne urgjentisht do duhet marr masa dhe ta nxjerrim një pilot projektligj pa dallim modalitetit për hapjën e dosjeve të SHIKU-ut në mënyerë që, ti parandalojm akuzat në prag fushatash zgjedhore, në të kundertën, ne do bëhemi gaz i botës si dhe nga këto lojëra do perfitojn vetëm strukturat e larta të ish SHIK-it duke kërcnuar më dosje dhe akuza të qena apo të pa qena mbi politikan tonë.

Një amandament ligjor për këtë problem ku shpifsi do të ndëshkohët dhe tereni pa dallim realiteteve do të pastrohet, neve kjo ndërhyrje ligjore do të na shpetonte nga më e keqja, në të kundërtën, askush nuk do mund ta parandalonte spekulimin më dosje dhe akuza të kësajë loje politike.

Nese nuk arritëm gjë për hapjën e dosjeve të ish UDB-s, një nevojë e madhe kjo tash sa vite për vendin tonë, gjoja më arsyetim se, ato i ka vetëm Serbia e që nuk qendron bash ashtu, tani vjen pyetja, po hapjën e dosjeve të SHIK-ut kush mund të na ndaloj ?

E përseris, nese shtohët numri i të akuzuarve të politikanve tonë për spiunim në ish SHIKU-n e atëherëshëm ilegal, asnjë ditë nuk do duhët pritë për ta nxjerr ligjin për hapjën e DOSJEVE të atij shërbimi…Spekulimin apo kërrcnimin më ato DOSJE, Shteti i së drejtës, nuk do ta lejoj në fatin e individve.

Pas hapjës eventuale të atyre DOSJEVE si imponim i sherreve politike, ndoshta do dali fakti se, gjitha subjektet tona politike paskan qenë pjesë e atij shërbimi dhe pastaj, unë, moralisht do detyrohëm që publikisht ti kërkoj falje publike z. Veseli për shkrimin e para sa vitësh ku nder tjera pa e cituar të plotë kam thënë :

( Më aq sa vlerësoj unë, qofsha gabim në intgeres të vendit. SHIKU nuk ishte legal, nuk ishte institucion i paguar ligjerisht e as legalisht nga pupulli vullnetar po as nga taksapagues të vendit tonë, sado që finansimi i SHIK-ut mund te këtë qenë i dhunshëm mbi biznese dhe biznemen të ndryshëm të vendit tonë hallegji pas lufte por, ajo që unë mendoj, është fakti se aty në atë formacion, kurr nuk kam parë ndonjëherë të shkojn institucionet tona pa dallim çfarë i kishim, aty në atë objekt nga prapa forma e të cilit ishte në L, aty kanë shkuar gati e gati vetëm diplomat të shërbimeve të huaja, mes tyre edhe të Shqipërisë por, institucionet e Kosovës asnjëhere… E di edhe faktin, ndoshta më arsye se, duke qenë formacion ilegal, nuk ishte e rrugës që institucionet tona të dukën aty pari por, në anën tjetër, për mua ishte krejt banale të mbyllen sytë e institucioneve tona para atij shërbimi derisa diplomacite e shërbimeve tjera, aty e kishin bërë si fole bashkëpunimi në këto punë)

Kështu kam thënë e shkruar publikisht para sa vitësh dhe me pak përvoja tjera shtesë, po kështu po e perseris edhe sot duke paralajmëruer nevojën për të bërë diqka parase të pjell driqi i këtyre punve në politikë ngase, shërbimet e ish SHIK-it edhe pse zyrtarisht i shpërbër, sot janë shumë më aktive se kurr ndonjëherë më parë.

Sa u fol e u tha publikisht në kuvend se, puna e ish SHIKU-t duhet të hetohët, një zë i tillë më nuk po dëgjohët !!! , sigurisht se jo ngase veprimet e SHIKU-t, janë në nivelën më të lartë në punët të cilat vetëm ata i dijn dhe politika e vindit po i ndien…

Si përfundim, për interesat më të larta të vendit tonë në këto situata, si një njeri i djegur për interesat e vendit tonë, më sinqeritetin më të madh ndaj të gjithëve, pa dallim subjektësh politike apo individ, më shumë zë e paralajmëroj nevojën urgjente për të bërë diqka për kaq sa u tha më lartë, në të kundertën, sherrët e atij shërbimi, tek do të operacionalizohën akoma më keq dhe vendi ynë, politikisht mund të eskaloj edhe kështu jo stabil çfarë është.

Unë, nuk kam struktura të kësajë natyre pune për të cilat do duhesha raportuar, por, kam punuar e hulumtuar dhe fal sistemit tim të punës, kurr nuk qenë e as jam pa njohuri të këtyre punëve të cilat janë shumë më rëndëse në politikë dhe për fatin e vendit tonë.

Luzern 11.02.2019

infio-cetta:
http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1829

Facebook:
https://www.facebook.com/xcetta/posts/2268961139790670Info Çetta – Të hapën dosjet e ish UDB-s apo këto të SHIK-ut, ku jemi të pavarura nga Serbia ?Publicistikë e pavarurinfo-cetta.com

Seen by Xun Çetta at 8:59 PD