Të reformohet, apo t’i vëhet dryri arsimit universitar?

06.11.2018 14:04:35

Nga Fadil Maloku

Vonesës së reformimit të sistemit arsimor, pra, përgatitjes së: kuadrove të reja që për imperativ do ta kenë jo spjegimin ex katedër por mësimin dhe zbulimin permanent tē “fakteve” të reja, në mënyrë që studentët të mund të hyjnë në një konkurrencë lojale me bashkëmoshatarët evropian të”revolucionit teknologjik”…, po i paraprin edhe më tej, mbyllja hermetike e UP-së. Mjafton ta përdorim intuitën sociale (social trend) për t’i identifikuar në mënyrë telegrafike disa nga këto dukuri shqetësuese në arsimin dhe edukimin universitar kosovar, që janë:

1. ajo e funksionimit të administratës brenda Universitetit;

2. ajo e mospranimit të kuadrove premtuese;

3. ajo e tolerimit të një raporti akoma hermetik midis profesorëve dhe studentëve;

4. ajo e mbylljes ndaj risive informatike, atyre shkencore si edhe teknologjike;

5. ajo e ligjërimit akoma ex cateder (!);

6. ajo e mungesës së kuadrove adekuat për lëndë të reja;

7. ajo e pamundësisë së qasjes në literaturën bashkëkohore nëpër fakultete;

8. ajo e mungesës së revistave elementare për studime empirike;

9. ajo e transparencës dhe përgjegjësisë financiare;

10. ajo e decentralizimit të mjeteve financiare nëpër fakultete;

11. ajo e mungesës së instituteve për “skanimin” e fenomeneve te reja; ekonomike, sociale, politike, historike, kulturore, religjioze, etj.