Tiranë, eksploziv në derën e banesës, plagosen bashkëshortët

15.05.2018 09:16:57

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur në një banesë private në zonën e Mëzezit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur burrë e grua.

Ka qenë ora 06:22, kur bashkëshortët Lulzim dhe Lirije Skendo kanë qenë duke dalë për në oborrin e shtëpisë  së tyre në Mëzez dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë e shpërthimit kanë marrë dëmtime të lehta dy bashkëshortët, ndersa eshte demtuar dera e jashtme.

Çifti i plagosur  janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe policia thotë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një konflikt pronësie, por po heton edhe për pista të tjera.