Tragjedi në Durrës: banesa përfshihet nga flakët, vdesin trinjakët

21.09.2017 10:14:35

Banesa përfshihet nga flakët, digjen brenda trinjakët e moshës 3 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur  pasditen e sotme rreth orës 17:30 , në Rromanat  të Durrësit, në banesën private të shtetasit Gëzim Konçit   ka rënë zjarr.

Fatkeqësisht brenda në banesë kanë qenë vetëm  3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç,  të cilët kanë ndërruar jetë.

Burimet nga grupi hetimor tregojnë se fëmijet po luanin me një shkrepse të vetëm në banesë. Në fillim morën zjarr perdet dhe më pas banesa.

Nëna e 5 fëmijëve kishte  dëshmuar se i kishte mbyllur trinjakët në dhomën e gjumit dhe ishte larguar për për të marrë dy fëmijët më të mëdhenj në shkollë.

Kur nëna u kthye në banesë nuk mundi që t’i nxirrte të miturit nga dritarja, pasi ajo ishte me hekura.

Edhe babai i tre djemve të mitur nuk ndodhej në shtëpi. Babai i fëmijëve punonte vetëm disa metra larg në një pikë inertesh si shofer.

Trupat e pajetë të tyre u nxorën nga zjarrëfikësit. Ndërsa shtëpia dhe mobileritë pothuajse janë djegur plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,  të cilët po punojnë për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes.