U akuzua nga LSI se vidhte ujin e pijshëm, reagon deputeti socialist: Do bëj padi nëse s’vërtetohen akuzat

25.07.2017 23:49:50

Xhemal Qefalia, deputeti socialist, ka reaguar pas akuzave nga këshilltarët e LSI-së se vjedh ujin e pijshëm.

Në një prononcim për “News 24”, deputeti ka hedhur poshtë akuzat. Nëse nuk vërtetohen akuzat deri nesër, pasnesër do bëj padi për shpifje, tha Qefalia.

Më herët, Elona Guri, këshilltare e LSI-së në Bashkinë Tiranë, pas përfundimit të dëgjesës me kryebashkiakun Velian lidhur me nismën e bashkisë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm u shpreh:

“Kemi kërkuar që të ndërpriten lidhje të paligjshme të oligarkisë. Ka lidhje të paligjshëm si rasti i Xhemal Qefalisë, që ka lidhje të paligjshme në bizneset e veta.”.