E vërteta e hidhur që nuk e fsheh dot as Vulini: serbët dhe Serbia kanë kryer akte vetëdhunimi dhe krime ndaj serbëve për t’i fajësuar shqiptarët!

07.06.2018 14:20:00

Nga Rexhep Kastrati

Aleksandër Vulin ka thënë dje se “Të thuhet se dhuna ndaj serbëve në Kosovë është shkaktuar nga serbët është sikur të thuhet se vetë viktimat kërkuan që t’i përdhunonin ata”, duke bërë një përpjekje të kotë që me rezonim logjik të mohojë mundësinë që dhunën e fundit ndaj serbe ta kenë kryer vetë serbët.

Edhe pse kjo që thotë Vulin, në aspektin logjik  do të mund të ishte i qëndrueshëm po të bëhej fjalë për ndonjë popull të qytetëruar, por kur bëhet fjalë për serbët duhet thënë se është një histori e tërë që konfirmon se Serbia në mënyrë edhe institucionale, edhe në mënyrë joinstitucionale, ka kryer krime ndaj popullatës së pafajshme serbe për të bërë përgjegjës shqiptarët dhe të tjerët dhe mbi këtë bazë të motivojë dhe të kryejë krime gjenocidale ndaj popujve të tjerë.

Në këtë kontekst, ajo që duhet të thuhet fuqishëm ka të bëjë me faktin se janë serbët, institucionet e saj shtetërore, shkencore, intelektuale e fetare që kanë ndërtuar një ideologji një mendësi dhe një praktikë veprimi që është në kundërshtim me parimet, logjikën dhe vlerat thelbësore njerëzore dhe qytetëruese.

Krimi i serbëve ndaj serbëve, apo edhe i vetëdhunimit të serbëve, ka vazhduar të jetë veçori thelbësore e mendësisë edhe kolektive serbe, dhe rrëzojnë pretendimin e Vulinit, pasi që është rasti i dokumentuar i Gjorgje Martinoviqit, më 1985, i cili ia kishte futur vetes në prapanicë një shishe qelqi dhe kishte akuzuar shqiptarët për këtë. Më 1998, në kafenenë “Panda” në Pejë ishin vrarë disa të rinj serbë, por ishin akuzuar shqiptarët, përkatësisht UÇK-ja. Edhe pse dihej, shumë vite më vonë, do të pranohet se kjo vrasje ishte kryer nga organet e sigurisë serbe. Rasti i atentatit ndaj Zoran Gjinxhiqit, por edhe rasti i vrasjes së Oliver Ivanoviqit janë dëshmi të tjera të vrasjeve të serbëve nga vetë serbët.

Pra, ka sa të duash fakte të pranuara edhe nga vetë serbët, se Serbia ka kryer krime kundër serbëve dhe i ka paraqitur si krime që shqiptarët dhe të tjerët për kryerjen e tyre, por është një element që duhet të theksohet në mënyrë të veçantë: historikisht projektues të këtyre krimeve kanë qenë qoftë institucione akademike, qoftë kishtare, kurse në aspektin e institucioneve shtetërore, kryesisht ministra të Punëve të Brendshme, të punëve të Jashtme dhe të Mborjtjes. Duket se nga kjo traditë makabre dhe kriminale, nuk shmanget as Aleksandër Vulin – ministri i Mbrojtjes së Serbisë.

Së këndejmi mund të shtrohet pyetja shumë e rëndësishme: a është vetë Aleksandër Vulin në krye të një Shtabi që planifikon, organizon dhe realizon strategjinë kriminale serbe, në kuadër të të cilës mund të jenë edhe vrasjet politike si ajo e Oliver Ivanoviqit, krimet e ndryshme ndaj serbëve, ndaj pronave të tyre dhe ndaj tërësisë kishtare dhe shpirtërore ortodokse në Kosovë, mbi të cilat bazohet fushata politike, diplomatike dhe lufta speciale serbe ndaj shqiptarëve?