Një banesë ka marrë flakë në një pallat pesë katësh në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në lagjen nr.5 të qytetit dhe për fat të mirë nuk raportohet persona të lënduar.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i bombulës së gazit, ndërkohë që në vend kanë mbërritur forca të zjarrfikëses dhe të policisë që po hetojnë për shkakun.









































