90 gram kokainë i kushtoi shqiptarit 3 vjet burg

17.03.2019 12:38:04

Në fillim të vitit të kaluar një shqiptar 35-vjeç, u kap në Treviso të Italisë me 90 gram kokainë të pastër dhe tashmë duhet të bëjë 3 vjet burg dhe të paguajë gjobën prej 14 mijë eurosh.

Shqiptari është gjykuar me procedurë të shkurtuar duke përfituar 1/3 e uljes së dënimit. Droga u gjet gjatë kontrollit që policia kreu në banesën e tij. Ndërkohë ai e kishte kthyer garazhin në laborator droge, ku përveç 4 mijë eurove me prerje kartëmonedhash 50-she, u gjetën pajisjet e nevojshme për prodhimin e kokainës dhe paketimin e saj.