Ushtria siriane ka vrarë më shumë se 120 terroristë të tjerë në veri të provincës Hamah në perëndim të vendit.
Burimet informativë nga Siria njoftuan se pas lëvizjeve të terroristëve në rrugën Sakik Maan dhe Tel Suan dhe Kabarie në veri të provincës Hamah, ushtria siriane ka vrarë 2 terroristë dhe ka shkatërruar 2 autoblinda dhe një tank të terroristëve.
Përveç kësaj ushtria siriane në një operacion të zhvilluar pranë lumit Asi të qytetit Khetab në periferi të provincës Hamah ka shkatërruar 10 automjete të pajisura me mitralozë dhe ka vrarë 20 terroristë.
Ditën e shtunë gjithashtu ushtria siriane ka sulmuar terroristët e përqendruar në fshatin Mardis duke vrarë të paktën 60 terroristë. Në shumë rajone të Sirisë vazhdojnë përleshjet mes terroristëve dhe ushtrisë siriane.








































