Shtëpiakja irakiane e cila “gatuajti” kokat e ISIS

29.09.2016 13:51:47

Shtëpiakja 39 vjeçare Wahida Mohamed, e njohur si Um Hanadi, është një nga njerëzit më të kërkuar nga ISIS. Ajo drejton një forcë ushtarake prej 70 burrashnë një zonë të Shirqatit.

Edhe pse në një botë burrash për të cilën është i njphur Iraku, ku luftëtaret femra janë shumë të rralla, ajo tregon për jetën e saj si luftëtare prej vitit 2004.
“Që nga ajo kohë, kam marrë kërcënime nga kryesuesit e ISIS, madje edhe vetë Abu Bakr (al-Baghdadi)” thotë ajo duke iu referuar kalifit të vetëshpallur. Por megjithatë kishte refuzuar të dorëzohej. “Unë jamë në krye të listës së tyre të të kërkuarve, madje më e kërkuar se kryeministri”.

capture
Um Hanadi numëron kohët kur ata vendosën makina bombë jashtë shtëpis së saj, në vtin 2006, 2009, 2010, dhe tri herë në 2013 dhe 2014-tën.
Gjatë rrugës së saj si luftëtare, u vra burri i saj i parë. ISIS i vrau dhe babain, tre vëllezërit dhe tashë vonë dhe burrin e saj të dytë.
Ajo tregon dhe për sulmet që kishte bërë ISIS kundër saj, madje edhe shenjat që kishte marrë nga ato sulme. Duke thënë se të gjitha i ka të dokumentuara në faqen e saj në facebook.
Në fund, shtëpijakja tregon thikën e saj, duke thënë se ajo është për të prerë kokat e ISIS./Fokusi/

capture