Në mbrëmjen e Krishtlindjeve ortodokse, presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin ka marrë pjesë në celebrime në manastirin e San Giorgios në Novogorod, ndërsa kryeministri Dimitri Medvedev, ka qëndruar në Moskë, duke marrë pjesë në liturgji në katedralen Krishti Shpëtimtar.
Lindja e Krishtit për kishën ortodokse sllave, shënohet në 7 janar, sepse vazhdon të përdorë kalendarin julian dhe jo atë gregorian, ky i fundit i ndjekur nga Kisha Katolike, që ka caktuar Krishtlindjet në 25 dhjetor.