Policia ka identifikuar edhe personin e katërt që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur dy ditë më parë në afërsi të Velipojës.
Sanguedolce ndohej në Shqipëri me qëllim për të hapur një biznes, pikërisht në Velipojë, bashkë me të fejuarën e tij, Artenisa Peraj.
Mësohet se ata kishin ndërmend që të shpallnin fejesën në dasmën e Besmir Kolës më 14 gusht.
Sipas burimeve të morgut viktimat kanë rezultuar negativë në autopsinë e bërë për konsumim alkooli.
Kjo përjashton mundësinë që aksidenti të ketë ndodhur nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe ngjarja tragjike mund të ketë ardhur si pasojë e mosnjohjes së rrugës dhe përgjumja.