Aksident i rëndë në Rahovec, dyshohet për të vdekur

02.08.2016 22:07:49

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në Rahovec, e ku ka të lënduar dhe dyshohet për një të vdekur.

Në orët e mbrëmjes, sonte, ka ndodhur një aksident komunikacioni në Rahovec te Restorant “Jaha” ku janë përfshirë dy vetura.

Burime të Telegrafit nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, me ç’rast lëndime të rënda kanë marrë disa persona dhe dyshohet se një person ka  vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar autoambulancat dhe policia.