Aksident i rëndë në Shqipëri, 5 kosovarë të lënduar

09.03.2017 10:14:13

Pesë kosovarë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në aksin Laç- Fushë Krujë prani Gjormit.

Mediat në Shqipëri raportojnë se aksidenti ndodhi kur një automjet u përplas rëndë me një traktor zetorin, përcjellë Klan Kosova.

Bëhet e ditur që traktori doli nga rruga dytësore për tu përplasur me automjetin e shtetasve kosovarë.

Ata janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.