Gjendet një trup i pajetë në zonën e Kasharit, dyshohet të jetë vrarë

18.11.2016 13:22:50

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Kasharit, pranë ish-repartit ushtarak në zonë.

Burime policore bëjnë me dije se viktima, identiteti i të cilit ende nuk dihet është rreth 40 vjeç dhe mendohet se mund të jetë vrarë me armë zjarri.

Pranë trupit të viktimës u gjet një armë kallashnikov. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.