Aksident në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, vetura me 7 persona rrokulliset disa metra jashtë rrugës

02.01.2019 16:52:14

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditen e sotme në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës.

Dyshohet se shoferi është vetaksidentuar, ndërsa u mësua se në veturë ishin shtatë persona.

Policia ka bërë të ditur që nga ky aksident nuk ka asnjë të lënduar rëndë.

Magazina.al, sjell pamje nga vendi i aksidentit: