Besian Mustafa flet për negociatat me Vetëvendosjen, tregon a do të vazhdojnë punën ekipet

11.10.2019 17:24:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij do të vazhdojë kontaktet me Vetëvendosjen për të harmonizuar qëndrimet për koalicion për të cilin, siç ka thënë ai, “mendojmë se është i mundur”.

“Në ditët dhe javët në vazhdim do të diskutojmë për shumë fusha dhe tani pas certifikimit do të shohim mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen”, ka thënë Mustafa.

Megjithatë, Mustafa ka thënë se më nuk do të ketë mes drejtuesve të të dyja partive.

“Sa i përket bashkëqeverisjes me VV-në mund të bëhet vetëm pas certifikimit. Ne do të diskutojmë dhe Kryesia s’ka asnjë vendim për ngrirje të bashkëpunimit”, ka thënë Mustafa.

Mustafa e ka sqaruar se takim mes liderëve të VV-së dhe LDK-së nuk do të ketë pa certifikim të rezultatit zgjedhor. Por, ka thënë se takime mes ekipeve punuese do të ketë.

Pak orë më parë, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, kishte deklaruar se Kryesia e LDK-së kishte vendosur që të mos zhvillojë asnjë takim me Vetëvendosjen për koalicion qeverisës, derisa nuk certifikohet rezultati i zgjedhjeve.

Zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa, ka thënë se ky është vendim i Kryesisë.

Ky qëndrim i LDK-së, sipas Mustafës ka ardhur pasi akoma nuk dihet rezultati përfundimtar se kush është fituesi i zgjedhjeve.