Një 32-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi e dehur, u përplas me makinë me trafikndarësen.
Ina Gjonçi, banuese në Durrës, po udhëtonte me automjetin “Opel” me targa AA 155 EU, kur humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen dhe doli jashtë rruge, në lagjen rr.1 të qytetit bregdetar.
Për pasojë e aksidentuar ka mbetur vetë Gjonçi, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, gjatë kryerjes së testit të alkoolit, ajo rezultoi se ishte në gjendje të dehur.