Elbasan, dhunoi vjehrrën, arrestohet nusja 39-vjeçe

23.08.2016 16:51:05

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasen me iniciale Xh.Q, 39 vjeçe, pasi akuzohet se ka rrahur vjehrrën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Labinot Mal, në Elbasan dhe 39-vjeçarja u arrestua nga efektivët e policisë, gjatë ditës së djeshme pasi në banesën e saj, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj, shtetases R.Q, 68 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.