Ferizaj: Dyshohet se një serbe ka mbytur me thikë një serbe tjetër

28.08.2016 12:24:36

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua e komunitetit serb është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Shtërpcë të Ferizajt.

Vdekjen e saj e kishte konfirmuar dje mjeku kujdestar.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy thika, kurse lidhur me rastin është arrestuar një serbe që dyshohet ta ketë kryer veprën.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar  për obduksion në IML -Prishtinë ndërsa e dyshuara dërgohet në mbajtje.