Një person ka njoftuar se disa persona të pa njohur i kanë vënë zjarrin veturës së tij, të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë së tij në Graqanicë
Njësiti i zjarrfikëseve ka dal në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, njofton PK, përcjell lajmi.net.
“Ankuesi mashkull K/Serb, ka njoftuar se dyshohet qe persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së tij, të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë. Njësiti i zjarrfikëseve ka dal në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar nga njesitet relevante policore”.









































