Hakmarrja e të burgosurve kanibalë: Pjekin në hell mishin e anëtareve të bandës rivale (Foto/Video, +18)

24.01.2017 19:13:38

Të burgosurit janë filmuar duke pjekur mishin e trupit të disa të burgosurve të cilët gjatë një trazire 10 ditore brenda burgut u vranë.

Një video shokuese e publikuar në internet, shfaq momentin kur disa të burgosur kanibalë pjekun pjesët e trupit të njeriut mbi një skarë, për të cilët thonë se po festojnë me gjymtyrët e tyre të pjekura, madje duke mos u brengosur që fytyrat e tyre po shiheshin në video.

Videoja është filmuar në burgun Alcacuz në pjesën verilindore të Brazilit, ku pas një trazire të përgjakshme brenda burgut mes bandave rivale, mbetën të vrarë 26 të burgosur.

Vetëm 22 viktima janë identifikuar deri më tani, derisa ekspertët e forenzikës janë duke u munduar ta konstatojnë se kujt i përkasin dy kokat e prera, krahët dhe këmbët.