Hoti: LDK partia më proevropiane në Kosovë!

08.02.2018 09:25:01

Shefi i grupit kuvendor të LDK-së, Avdullah Hoti është shprehur për strategjinë e BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe ka theksuar se LDK është partia më proevropiane në Kosovë.

Z. Hoti, ka vlerësuar faktin se në këtë strategji, Kosova trajtohet si shtet, megjithëse nuk ka marr ndonjë datë për integrimin.

ai ka theksuar, po ashtu, se institucionet e Kosovës duhet të nddërmarrin hapa të nevojshëm për të dëshmuar se Kosova është partner i besueshëm dhe që nuk çon probleme në BE.

Në këtë  drejtim, z. Hoti thekson  se LDK si anëtare e Partive Popullore Evropiane, do të mbështesë të  gjitha reformat lidhur me integrimin evropian.

Ky është postimi i plotë i z. Hoti:

LDK E MERR ME SERIOZITET STRATEGJINE E ZGJERIMIT E BE-se

Ne strategjine e re per zgjerim te BE-se, eshte pozitiv fakti qe Kosova eshte trajtuar si shtet ne mesin e gjashte vendeve te Ballkanit Perendimor. Por, Kosova eshte vendi i vetem qe nuk e ka te qarte afatin kohor te integrimit.
Eshte e qarte se na mbetet neve si institucione te Kosoves te ndermarrim hapat e nevojshem per te deshmuar se Kosova eshte partner kredibil per integrim ne BE, se nuk do te dergojme probleme ne BE, por do te kontribuojme ne diversitetit te vlerave te BE-se.
Ne si LDK do te japim kontributin tone ne kete drejtim. Ne mbesim partia me proevropiane ne Kosove, anetare e Partive Popullore Evropiane. Te gjitha reformat qe lidhen me agjenden e integrimeve evropiane ne do t’i perkrahim. Ne se shpejti, ne QEVERINE EVROPIANE TE KOSOVE, do te marrim vete persiper keto reforma.