Itali, kapet një nga tre shqiptarët e arratisur nga burgu një vit më parë

11.02.2017 12:46:59

Policia italiane ka mundur të arrestojë sot në komunën e Luisagos në provincën e Komos një nga 3 shqiptarët e arratisur nga burgu i Rebibias në 27 tetor 2016.

Ai është Mikel Hasanbelli i dënuar me burg për trafik droge. Arrestimi i tij u bë i mundur në sajë të një operacioni të realizuar nga Policia e Romës në bashkëpunim me atë të Milanos.

Ndërkohë policia italiane bën me dije se vazhdojnë hetimet për arrestimin e dy bashkëkombësve të tij të arratisur nga burgu, Basho Tesi 35 vjec i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe Ilir Pere 40 vjeç i dënuar për trafik droge e tentativë vrasje.