Kanoset me thikë roja në QKUK

17.01.2018 13:16:10

Një pjesëtar i sigurimit në QKUK është kanosur nga një person.

Policia në raportin e përditshëm njofton se ka arrestuar një person nën dyshimin për kanosjen e një pjesëtari të sigurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë, të dyshuarit për kanosje i është konfiskuar edhe një thikë.

Policia tregon se me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.