Sherr masiv në Tiranë, sulme me gurë e të shtëna me armë zjarri

05.02.2017 12:38:29

Sherr masiv në Qendrën Tranzitore e Emergjencave në Shish Tufinë, ku disa persona janë konfliktuar mes tyre.

Është dashur ndërhyrja e policisë për parandalimin e ndonjë krimi, ndërsa disa persona janë shoqëruar.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 05.02.2017, rreth orës 09:30, ka ardhur një telefonatë tek numri i emergjencave 112, se në Shish Tufinë, tek Qendra Tranzitore e Emergjencave, ka një konflikt midis disa shtetasve.

Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, të cilët janë ndihmuar edhe nga ushtarët e vendërojes së laboratorit të Ushtrisë, për normalizimin e situatës dhe shoqërimin e personave të përshirë në konflikt.

Pas largimit të shërbimeve të Policisë, të afërmit e të shoqëruarve kanë filluar të sulmojnë me gurë shërbimin e vendërojes së ushtrisë, i cili është detyruar të bëj qitje në ajër, për tu shmangur sulmit të romëve, deri në afrimin e shërbimeve të policisë.

Shërbimet e Policisë bënë shoqërimin e personave të cilët dyshohen të kanë qëlluar me gurë. Po kryhen veprime për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.