Kosovarët edhe sivjet mund të mbesin pa sigurime shëndetësore

26.01.2017 20:25:53

Qeveria e Kosovës kishte parë që mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore dhe implementimi i ligjit për to të fillonte në janar të këtij viti, por kjo nuk ndodhi dhe as nuk pritet të ndodhë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017-të.

Kështu mendojnë Blerim Syla, kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë dhe Shaban Tasholli, Nënkryetar i sindikatës së Policisë së Kosovës të cilët në një debat në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, u shprehën të zhgënjyer nga institucionet me vonimin e këtij shërbimi.

“Konsideroj që asnjë Ministri nuk është marrë seriozisht me shëndetësi dhe si rrjedhojë as me sigurimet shëndetësore”, ka deklaruar Blerim Syla.

Kurse, Tasholli është shprehur se Policia e Kosovës është i vetmi institucion policor në botë që nuk siguron këtë të drejtë.