Majlinda Bregu koleges serbe: Ju e frikësuat rajonin kur arrestuat Haradinajn

18.01.2017 17:20:09

Deputetja shqiptare, Majlinda Bregu ka thënë se arrestimi i ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinjat e ka “frikësuar” rajonin, ndërsa shefja e ekipit negociator të Serbisë në negociatat për anëtarësim në BE, Tanja Mishiçeviq tha se “arrestimi i krimineleve të luftës është një nga parimet themelore të ligjit”.

Duke folur në një konferencë “Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor pas Brexit”, Majlinda Bregu ka thënë se pas Brexit marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE është bërë totalisht e pasigurt, dhe ajo që bashkon rajonin është dialogu dhe transparenca.

“Frika nga konflikti do të jetë gjithmonë”, ka thënë ajo, duke shtuar se rajoni po përballet me probleme ekonomike, por edhe probleme me sigurinë.

Ajo tha se treni dhe arrestimet kanë frikësuar gjithë rajonin, ndër tjera ajo tha se Kosova nuk është Serbi, por nuk është as Shqipëri.

“Kosova nuk është Serbi, Kosova nuk është Shqipëri. Kosova është Republika e Kosovës që nga 2008. Ka një gardh, një tren, një urdhër arresti që nuk janë në frymën e dialogut Beograd- Prishtinë, dhe që po vënë në rrezik arritjen historike të Ballkanit Perëndimor, marrëdhënien e fqinjësisë së mirë”, tha ajo.

Ajo ka thënë, se demokracia e brishtë në rajon është njëra prej problemeve të sundimit të ligjit.

Duke iu përgjigjur deklaratës së Majlinda Bregut, Mishçeviq tha se arrestimi i kriminelëve të luftës është një nga parimet themelore të sundimit të ligjit.

Ajo shtoi se është parakusht shumë i hapur diskutimi i bashkëpunimit të mirëfilltë rajonal, i cili nuk do të jetë në banë të emocioneve dhe që është rruga për të ardhur në një emërues të përbashkët. Si edhe në shumë shekujt e kaluar rajoni ka të njëjtin qëllim. Të lëviz drejt BE-së, për të arritur vlerat evropiane. Kjo është një gjë e rëndësishme që duhet të bërë”, tha Mishçeviq