Në Bulqizë, gjendet e vdekur 32-vjeçarja

11.09.2019 10:18:04

Një 32-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë. Trupi i pajetë u konstatua në Zallin e Bulqizë, në vendin e quajtur “Ura e Qytetit”, në fshatin Valikardhë të Njësisë Administrative Zerqan.

Sipas policisë shtetasja me iniciale M. F., është gjetur e mbytur rreth orës 21-30 të mbrëmjes.

Trupi i pajetë u dërgua në morgun e qytetit dhe mjekët po shohin nëse në trupin e saj ka shenja dhune. Paraprakisht mendohet se ngjarja është aksidentale,por po punohet për hetime të mëtejshme.