Në kërkim të mallrave të kontrabanduara, bastisen dhjetra lokale

08.09.2016 11:56:19

Policia e Kosovës në bashkëpunim me ATK-në, Doganën e Kosovës si dhe Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është vënë në aksion që nga mëngjesi në ndjekje të kontrabandistëve të mallrave.

Operacioni i Policisë është duke u zhvilluar në nivel vendi, ka thënë për lajmi.net, Daut Hoxha, zëdhënës i PK-së.

“Departamentit Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës që nga mëngjesi është duke zhvilluar një operacion bastisjesh në 50 lokacione të ndryshme në gjithë Kosovën për të parandaluar krimin e organizuar dhe kontrabandimin e mallrave”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka shtuar se pas përfundimit të aksionit do të bëhet të ditura detajet e operacionit.