Ngjarje e rëndë në Tiranë, turistja hidhet nga kati i 6-të i hotelit

31.10.2016 15:37:32

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, një turiste çeke rreth 40 vjeç dyshohet se është hedhur nga dritarja e një prej dhomave të katit të 6-të të hotelit ku ajo po qëndronte dhe ka rënë mbi një sipërfaqe tarace në katin e tretë.

Burime të policisë shqiptare ndërkaq kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10, në Bulevardin “Zogu I”, tek Hotel “Tirana Internacional”.

E plagosura, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.