Pamje që tregojnë se pse duhet ngadalësuar shpejtësinë e vozitjes, kur ka mjegull (Foto/Video)

05.09.2017 13:27:40

Nëse edhe pasi t’i shihni këto pamje, ende vazhdoni të vozisni me shpejtësi, atëherë ju nuk meritoni të keni një patentë shoferi.

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tregojnë momentin kur mjegulla e rëndë është shfaqur papritmas në autostradën M65 në Accrington, Lancashire, të premten në mëngjes.

Të marra nga Leticia Heys derisa ishte rrugës për në punë, ajo tregon se si ajo arriti të shmangë vdekjen për pak pasi një kamion vjen duke u ndalur shumë afër saj.

Ndonëse ajo shpëton, burri i saj, Chris, 47 vjeç, beson se gruaja e tij do të kishte vdekur në qoftë se kamioni do ta godiste atë.