Për motrën time: distanca nuk ka rëndësi, unë të kam në zemër!

20.06.2021 10:20:57

Ti, motër, je pjesa gjëja më e mirë që me ka ndodhur në jetë. Je pjesë e fëmijërisë dhe kujtimet me ty nuk mi fshinë asgjë nga mendja.

Gjëja më e mirë e të pasurit ty është sepse ti je mikesha ime më e mirë.

Ti që gjithmonë ishe besnike, ke vlerë më shumë se 1000 miq së bashku.

Me ty kam kaluar të gjitha vështirësitë. Ti ke qenë gjithmonë aty ku kam qenë edhe unë.

Ti je një mikeshë e përjetshme.

Ty motër, që je pjesë e rrugëtimit tim, distancën mes nesh nuk e hetoj.

Lidhja jonë mund të duket e ftohtë në sytë e të tjerëve, por ti e di se sa mall ndjejmë për njëra tjetrën, kur nuk shihemi disa ditë.

Ti je gruaja më e rëndësishme në jetën time pas nënës, mbështetësja më e madhe.

Ti që më do pa kushte, njëjtë të dua dhe unë Ty.