Sot rreth orës 09:30 minuta në Prishtinë, një femër është plagosur me armë zjarri dhe nga plagët e marra është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Sipas disa burimeve të pakonfirmuara, ky ka qenë konflikt familjar ku burri ka plagosur gruan e tij, por nuk dihet shkaku që ka çuar deri te incidenti.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe po merret rastin.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman në QKUK, por nuk ka treguar gjendjen e saj.
“Ju njoftojë se me datë 04.02.2017 rreth orës 09:30 ka ndodhur një rast plagosje në Prishtinë. Viktima është një femër shqiptare, kurse i dyshuari është mashkull shqiptar. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes e gjithashtu edhe ambulanca e cila e ka dërguar viktimën në emergjencë në QKUK. Njësitet relevante janë duke kryer procedurat hetimore lidhur me këtë rast”, tha Hoxha.