Sergej Lavrov i brengosur qe s po bahet asociacioni i Komunave Serbe

Sergej Lavrov i brengosur qe s po bahet asociacioni i Komunave Serbe

15.12.2020 22:13:57

Ministri i Punëve të Jashtme i rusisë, Sergej Lavrov, i bëri thirrje të martën Bashkimit Evropian që të marrë përgjegjësi për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu Kosovë-Serbi.

Lavrov, pas takimit me homologun e tij serb, Nikola Selakoviç dhe me presidentin serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se ndihet i shqetësuar për faktin se BE nuk arrin të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Pozicioni ynë është i pandryshuar, ne jemi në favor të kërkimit të një kompromisi në bazë të Rezolutës 1244 dhe do të mbështesim vetëm vendimin që do t’i përshtatet serbëve”, deklaroi shefi i diplomacisë ruse.

Lavrov shtoi se BE “duhet të kuptojë rolin e ndërmjetësit në dialog në mënyrë të paanshme” dhe sipas tij “të kapërcejë sabotimin e Prishtinës rreth marrëveshjeve të arritura në vitet e mëparshme, përfshirë formimin e A0sociacionit të Komunave Serbe”.

Kohëve të fundit, përafria diplomatike mes Serbisë dhe Rusisë është kritikuar nga diplomatë të ndryshëm.

Madje, Ministria e Mbrojtjes ruse ka paraparë që të dërgojë delegacion mbikëqyrës në forcat ushtarake serbe, të cilat operojnë me armatim rus.

BE nuk ka pasur reagim lidhur me çështjen në fjalë.