Shkon në 49 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

01.11.2020 11:14:56

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi rajonin e Egjeut të Turqisë u rrit në 49, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) e vendit.

Agjencia tha që deri në këto kohë, ka pasur 850 pas-tronditje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë.

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit, raporton Anadolu Agency.

Të paktën 896 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin.

Gjithsej 682 viktima janë lëshuar nga spitalet, ndërsa 214 janë ende duke u mjekuar.