Suedi, masakroi me sëpatë vajzën e gruas, burg përjetë shqiptarit

07.02.2018 20:13:08

Vrasja makabre që i bëri vajzës së të dashurës së tij, i ka lënë shkas Gjykatës së Apelit në Suedinë Perëndimore, që të dënoj shqiptarin Durim Lumi me burgim të përjetshëm.

Vendimi është marrë sot, duke hedhur poshtë gjykimin e nëntorit, nga ku ishte përcaktuar që Lumi të dënohej me vetëm 18 vite burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e vogël të Sunne më 21 maj 2017, kur 36 vjeçari e goditi disa herë në kokë me sëpatë vajzën 21 vjeçare, e cila vdiq pas disa ditësh qëndrimi në spital.

Nëna e vajzës kishte disa vite e martuar me Durim Lumin dhe të afërmit që dëshmuan për ngjarjen, thanë se vrasja mund të kishte ardhur pas një konflikti midisshqiptarit dhe viktimës.

Prokurori i çështjes e konsideroi ngjarjen një “ekzekutim të pastër”. “Ai e bëri me synimin për ta vrarë. Mendoj se ky është një ekzekutim i pastër dhe ai mendonte vetëm për ta vrarë”, tha prokurori Svensson.

Gjykata e Apelit e shpjegoi dënimin me burgim të përjetshëm në këtë mënyrë: “Dhuna ishte shumë brutale dhe Durim Lumi u tregua shumë mizor përmes veprimeve të tij”.