Tiranë, aksidentohet për vdekje oficeri i lartë i Gardës

25.05.2018 12:00:04

Shefi i Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës, Martin Nika ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e të enjtes pranë Kryeministrisë në Tiranë.

Viktima thuhet se sapo kishte kryer kontrollin e shërbimit të Gardës ss Republikës. Ai ka qenë në këmbë kur është goditur nga një automjet dhe nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plageve të marra.

50-vjeçari është përplasur nga një makinë në rrugën “Papa Gjon Pali II”.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, 31-vjeçarin Albert Memia, banues në Tropoj