Tiranë, makina përplas një punonjës policie në Pezë

13.11.2016 19:04:47

Një punonjës policie është aksidentuar pasditen e sotme në Pezë të Tiranës. Mësohet se shtetasi E.K. 42 vjeç, punonjës police, po udhëtonte me motoçikletë kur është përplasur nga një automjet.

Automjeti me targa AA848 drejtohej nga Fatos S. i cili është shoqëruar nga policia. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj. Punonjësi i policisë ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.