Vendos të shkurorëzohet, sulmohet nga bashkëshorti

16.01.2019 11:42:05

Në Prizren një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Një femër e nacionalitet turk në Prizren ka njoftuar policinë se pas marrjes së vendimit për shkurorëzim, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari i ka rezistuar policisë të cilët e kanë arrestuar. I njëjti gjatë intervistimit vullnetarisht ka pranuar se posedon një armë zjarri-revole, me një karikator me gjashtë fishke kalibër i pa njohur.

Me vendimin e prokurorit ai është dërguar në qendrën e mbajtjes.